Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë. Sezoni veror me pushimet po afrohet. Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, gegjësisht të kërkohet që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Mërgimtarët shqiptarë duhet ta kenë paarsysh vendimin e ri të Zvicrës për vaksinat
Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët.
Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit. Ndërkohë, të gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë, sipas Këshillit Federal.
Por, vaksinimi përforcues për udhëtime kryhet jashtë miratimit të Swissmedic (off-label) dhe pa rekomandimin e BAG dhe EKI, prandaj duhet ta paguajë vetë i interesuari./LeCanton27.ch/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...