Një rritje e re papritur e infeksioneve me koronavirus është regjistruar sot në Korenë Jugore, me rreth 700 infeksione të reja.
Në anën tjetër, edhe Tokio ka parë gjithashtu një numër në rritje të rasteve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info
Në Korenë Jugore numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas në një ditë u regjistrua në janar të këtij viti, kur u regjistruan 714 raste. Më shumë se 500 infeksione të reja janë raportuar sot në rajonin e Seulit, i cili është qendra e infeksionit të dimrit.
Pas numrit në rritje të infektimeve, pritet që Koreja Jugore të marrë masa të reja shëndetësore.
Ndërkaq në Tokio, guvernatorja Yuriko Koike ka paralajmëruar për një valë të tretë, më vdekjeprurëse se sa është parë deri me tani në Japoni.
Ekspertët gjithashtu kanë paralajmëruar një rritje të llojeve më ngjitëse të virusit.
“Kjo është një situatë shumë shqetësuese,” tha Koike, duke shtuar se duhet pasur më shumë kujdes për rritjen e numrit të njerëzve të infektuar me variantet e reja të koronavirusit./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës