Policia në Korenë e Jugut sot tha se është duke hetuar për lidhje të mundshme mes qeverisë koreanoveriore dhe personit që sulmoi ambasadorin amerikan në Seul.
Autoritetet thonë se 55-vjeçari Kim Ki-jong përballet me akuzën e përpjekjes për vrasje, pasi ai goditi me thikë ambasadorin Mark Lippert, i cili pësoi disa plagë në fytyrë dhe në trup.
Kim Ki-jong, i cili u shfaq sot me karrike me rrota, u tha gazetarëve në Seul se nuk kishte marrë ndonjë direktivë nga Koreja e Veriut.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut e cilësoi sulmin “një ndëshkim i drejtë” i manovrave ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.
Ndërsa Ministria koreanojugore e Unifikimit e dënoi krimin dhe e cilësoi reagimin e Pheninit si përpjeke për manipulimin e fakteve./arbresh.info/
Kurti: Koha të qetësohet situata në veri
Anxhelina Hadëgjonaj shfaqet në shoqëri të Kylie Jenner dhe ...
Vuçiq: Kurti ëndërron te jetë Zelenskyy, ai nuk tërhiqet
Hyseni: Kurti dhe Osmani po e riaktivizojnë UNMIK-un në veri
Situata në veri, vjen reagimi nga Rusia
Shqyrtohen ankesat në Apel për rastin e vrasjes në “Bon Viva...