Të paktën 13 persona janë qëlluar me armë, dhe dy prej tyre janë vrarë gjatë të shtënave masive në Philadelphia gjatë të shtunës mbrëma, ka njoftuar policia amerikane.
Të shtënat filluan në jug të vendit, pak çaste para mesnate. Policët i ishin përgjigjur telefonave për të shtëna armësh. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, panë një burrë duke shtënë mbi civilët.
Ata menjëherë hapën zjarr mbi një të dyshuarin, për të cilin akoma nuk dihet nëse është qëlluar. Ndërkaq shtatë prej viktimave të sulmit janë dërguar në spitalin Thomas Jefferson. Pesë tjerë në spitalin e Pennsylvania – përfshirë edhe të dyshuarin.
Tre prej viktimave tjerë u shtrinë në spitalin Penn Presbyterian. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur menjëherë. Në anën tjetër është bërë e ditur se asnjë nga zyrtarë policorë nuk është plagosur nga ky sulm.
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...