Senatorja Jeanne Shaheen, e cila është një nga nismëtarët e Ligjit Amerikan për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, tha se forcimi i demokracisë, inkurajimi i përparimit ekonomik dhe shtypja e korrupsionit janë mënyra për të shmangni ndikimin e dëmshëm.
Ajo i tha Zërit të Amerikës për Maqedoninë e Veriut se ligji është një përpjekje për të ripërtërirë fokusin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në rëndësinë e progresit të vazhdueshëm të këtyre vendeve drejt perëndimit, integrimit në BE dhe demokracive plotësisht të formuara.
“Ky është qëllimi thelbësor i ligjit. Zgjidhja e problemit të korrupsionit është një pjesë e rëndësishme e kësaj, dhe ky propozim i jep autoritet Sekretarit të Shtetit për të ofruar asistencë teknike për vendet që kërkojnë ndihmë në zgjidhjen e problemit të korrupsionit,” tha ajo.
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri