Një senator republikan amerikan ka bllokuar rezolutën e ngjarjeve të vitit 1915 gjatë periudhës osmane, duke cituar angazhimet e vazhdueshme diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Senatori David Perdue ngriti kundërshtimin tij gjatë një thirrjeje për unanimitet që nevojitej për avancimin e rezolutës.
“Kjo administratë vazhdon angazhimin e saj me lidershipin e Turqisë pas takimit të presidentit Trump me presidentin Erdoğan. Në dritën e këtyre përpjekjeve diplomatike, me respekt kundërshtoj këtë rezolutë në këtë kohë”, tha Perdue.
Senatori Robert Menendez, bashkësponsori i rezolutës së bashku me senatorin republikan Ted Cruz, kërkuan pëlqimin për të miratuar rezolutën pasi senatori Lindsey Graham në mënyrë të ngjashme e bllokoi atë javën e kaluar.
Më 29 tetor, në përvjetorin e Republikës së Turqisë, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi 405-11 në favor të një rezolute për të njohur ngjarjet me armenët gjatë kohës së Perandorisë Osmane në vitin 1915 si “gjenocid”. Rezoluta ligjërisht nuk është e detyrueshme.
Qëndrimi i Turqisë është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhi kur disa morën anën me rusët pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Ankaraja nuk e pranon gjenocidin e pretenduar, por pranon se pati viktima nga të dyja palët gjatë ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore.
Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi për të dyja palët.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...