Senatori amerikan, Marco Rubio, ka kërkuar nga NATO të sigurojë për Turqinë mbështetje të mbrojtjes ajrore në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Republikani nga Florida në llogarinë e tij në Twitter shkroi se situata në vendin e shkatërruar nga lufta po bëhet më e rrezikshme.
“NATO duhet t’i sigurojë Turqisë mbrojtje ajrore, mbështetje për inteligjencën dhe ndihmë financiare organizatave joqeveritare që merren me refugjatë brenda Sirisë”, shkroi Rubio.
Rubio po ashtu i bëri thirrje Moskës të tërheq trupat e saj përreth pikave të vëzhgimit ushtarak turk në Idlib.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia nisi operacionin “Mburoja e Pranverës” për të zmbrapsur forcat e regjimit sirian të Bashar al-Assadit për të parandaluar një krizë humanitare në Idlib.
Regjimi sirian i mbështetur nga Rusia në dhjetor filloi një sulm të ri në provincën Idlib, duke shkaktuar zhvendosjen e mbi 900 mijë sirianëve.
Javëve të fundit, si pasojë e sulmeve të regjimit janë martirizuar mbi 60 trupa turke, ndërsa hakmarrja nga forcat turke rezultoi në vdekjen e mbi 1 mijë forcave të regjimit sirian.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...