Departamenti amerikan i Drejtësisë po përgatitet të bëjë një ankesë të korrupsionit ndaj senatorit Robert Menendez, njoftoi CNN.
Menendez është akuzuar se ka përdorur pozitën e tij në Senat për interesat e biznesit të një donatori të Partisë Demokratike dhe mikut të tij të vjetër, në këmbim të dhuratave.
Menendez tha të premten se për shkak të hetimeve nuk mund të komentojë mbi akuzat, por u shpreh se ka vepruar gjithmonë “në përputhje me ligjin”. Një nga anëtarët më të lartë të Kongresit nga komuniteti Hispanik, Menendez është ish-presidenti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan.
Ai u bë një nga kundërshtarët më të ashpër të administratës së politikave të Presidentit Barack Obama në të dy çështjet kyçe të politikës së jashtme – Vendimi i Obamës për të lehtësuar embargon tregtare ndaj Kubës, dhe përpjekjet e tij për tu angazhuar në negociata të drejtpërdrejta me Iranin lidhur me programin bërthamor të Teheranit./arbreh.info/
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët