Senati italian ka votuar për të lejuar prokurorët të ndjekin penalisht liderin e së djathtës ekstreme Matteo Salvini lidhur me akuzat e mbajtjes së migrantëve në det.
Salvini, i cili më parë ka shërbyer si ministër i brendshëm i Italisë, akuzohet se jashtëligjshëm ka mbajtur njerëz nëpër varka jashtë Sicilisë për ditë të tëra në gusht të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 116 migrantë kishin qëndruar në anijen Gregoretti për rreth një javë.
Të mërkurën, një shumicë e senatorëve votuan që gjyqi i liderit të Ligës anti-imigrim të vazhdojë përpara.

Salvini ka thënë vazhdimisht se dëshiron të shkojë në gjykatë. Ai i tha dhomës që ai dëshironte “t’i tregonte botës” se politikat e tij të migracionit “shpëtuan dhjetëra mijëra jetë”.
“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar për atë që kam bërë. Dhe do ta bëj atë përsëri, sapo të kthehem në qeveri”, tha ai më vonë.
Senatorët nga partia e tij Lega u larguan nga dhoma në vend se të merrnin pjesë në votimet e së mërkurës.
Sipas ligjit italian, ministrat kanë imunitet parlamentar për veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ishin në detyrë. Por një komitet votoi muajin e kaluar për heqjen e imunitetit të tij Salvini – duke e lënë të mërkurën vendimin përfundimtar në duart e Senatit.
Një votim zyrtar pritet deri në orën 19:00 me kohën lokale (18:00 GMT). Nëse ndiqet me sukses në gjyq, Z. Salvini mund të përballet me 15 vjet burg./arbresh.info/
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...
Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...