Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka anuluar planet e saj për Krishtlindje, për shkak të një ftohje të rëndë që ajo ka pësuar. Mbretëresha britanike kishte planifikuar udhëtim për në Sandringham.
Në një deklaratë të Pallatit Buckingham thuhet se “Mbretëresha dhe Duka e Edingburgut, kanë ftohje të rënda dhe kanë vendosur të mos udhëtojnë për në Sandringham’’.
Mbretëresha Elizabetë kishte planifikuar të udhëtonte me tren nga Londra drejt Sandringhamit. Të martën, Mbretëresha organizoi një darkë tradicionale para Krishtlindjeve për anëtarët e familjes së saj të zgjeruar në Pallatin Buckingham.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...