Marina meksikane publikoi pamjet e dy operacioneve të zhvilluara në Oqeanin Paqësor gjatë javës së kaluar, ku u sekuestruan 7.2 tonë kokainë.
Pamjet e filmuara nga helikopteri tregojnë ndjekjen e trafikantëve në mes të oqeanit pranë brigjeve meksikane, teksa po përpiqeshin të transportonin me varka të shpejtësisë së lartë kokainë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.
https://www.youtube.com/watch?v=jzlV5zCo64k
Në operacionin e parë, efektivët zbuluan 5.6 tonë kokainë, të ndara në tre varka të ndryshme. Gjatë operacionit u arrestuan 15 persona dhe u sekuestrua edhe droga, sasia më e madhe e kapur nën qeverinë e presidentit Manuel Lopez Obrador.
Në operacionin e dytë, marina sekuestroi 1.6 tonë kokainë pranë qytetit bregdetar Lazaro Cardenas, në shtetin Michoacan. Marina më pas publikoi disa imazhe në mediat sociale, pas bastisjeve, duke treguar dhjetëra pako.
Më shumë se gjysma e kokainës që gjendet në botë prodhohet në Kolumbi./abcnews.al
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë