Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres sot në 5 janar, shprehu shqetësim të thellë për mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar në lidhje me veprimet e SHBA-ve në Venezuelë.
Në një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit, zëvendëssekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të Guterres, ku theksohet shqetësimi për mundësinë e rritjes së paqëndrueshmërisë në vend dhe ndikimin potencial në rajon.
Sekretari i OKB-së gjithashtu paralajmëroi për precedentët që këto veprime mund të krijojnë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyrën se si shtetet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ai bëri thirrje për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe për zgjidhje paqësore të krizave, për të shmangur destabilizime më të gjera.
Situata në Venezuelë është tensionuar pas operacioneve të SHBA-ve, duke çuar n ë arrestimin e Nicolás Maduros, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.
Shumë vende dhe organizata, përfshirë OKB-në, kanë shprehur shqetësim për legjitimitetin e këtyre veprimeve dhe për ndikimet e mundshme në stabilitetin rajonal. Këshilli i Sigurimit është mbledhur urgjentisht për të diskutuar kërcënimet “ndaj paqes ndërkombëtare” dhe për të vlerësuar situatën humanitare dhe politike në Venezuelë./tvklan.al
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...