Vendimi për t’i dhënë Cmimin Nobel për Paqe presidentit të Shteteve te bashkuara te Amerikës, Barack Obama në vitin 2009, nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Kjo deklaratë vjen nga ish-sekretari i komitetit Nobel, Geir Lundestad, i cili e ka bërë publik mendimin nëpërmjet një libri të bazuar në kujtimet e tij.
Sipas tij, komiteti kur mori vendimin e dhënies së cmimit Nobel, mendoi se do të ishte një shtysë për presidentin, por faktikisht, vendimi u përball me kritika të ashpra përgjatë SHBA-ve.
Informacione nga burime afër presidentit kanë treguar se Barack Obama kishte konsideruar mundësinë për të mos u paraqitur në ceremoninë e dhënies së cmimit në vitin 2009, por stafi i tij kishte bërë kërkime për të parë nëse fitues të tjerë kishin munguar më parë, dhe të vetmit ishin disidentë të cilët nuk lejoheshin nga qeverite e shteteve të tyre të kalonin kufirin.
Me publikimin e këtij fakti në librin e tij, zoti Lundstad, i cili ka shërbyer si influencë e komitetit, por jo votues, nga 1990- deri në 2015-ës, ka thyer traditën sekretive të komitetit, anëtarët e të cilit rrallë herë diskutojnë procesin e votimit apo mendimet.
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin