Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kundërshtuar të enjten spekulimet e ngritura mbi mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga komanda e lartë ushtarake e NATO-s.
“Amerika nuk po largohet prej NATO-s. Si rezultat, për mua nuk ka hapësira boshe”, ka deklaruara Healey, shkruan “The Guardian”.
Megjithatë, informacionet më të fundit sugjerojnë se ideja për largimin e SHBA-së nga NATO-ja është anashkaluar, me Britaninë e Madhe veçanërisht të angazhuar për t’u siguruar që SHBA-ja të ruajë lidhjet me Evropën, pavarësisht skepticizmit të shumë anëtarëve të ekipit të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kur Trump u pyet drejtpërdrejt të premten e kaluar mbi spekulimet, ai gjithashtu tingëlloi shpërfillës, megjithëse nuk e përjashtoi atë shprehimisht, duke thënë se aleanca ishte “zhdukur derisa erdha unë”, në kuptimin e kërkesave të presidentit amerikan ndaj vendeve evropiane që të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen.
“NATO është e qëndrueshme, është e fortë, por ata duhet të na trajtojnë në mënyrë të barabartë”, ka shtuar Trump.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...