Ambasada amerikane së shpejti mund të ketë të dhënat në lidhje me ndotjen e ajrit ne vedin tuaj. Departamenti i Shtetit po planifikon të instalojë matës të cilësisë së ajrit në misionet diplomatike dhe të publikojë këto të dhëna. Qëllimi është të informohen punonjësit e qeverisë amerikane jashtë vendit, si dhe popullsitë lokale të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit. Sipas zyrtarëve, informimi rreth ndotjes së ajrit munt t’i shtyjë njerëzit të bëjnë ndryshime.
Ambasadat në Indi, Vietnam dhe Mongoli do të jenë të parat në matjen dhe publikimin e të dhënave për cilësinë e ajrit në bazë të programit të ri. Shefja e Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, Gina McCarthy e bëri njoftimin gjatë një ceremonie të mërkurën.
“Ky informacion është shumë i rëndësishëm. Ka njerëz të moshuar që nuk do të duhet të dilnin jasht gjatë ditëve të caktuara sepse ndotja e ajrit sjell probleme për frymëmarrjen, dhe rrezik shëndeti për ata që kanë probleme kardiake. Ata duhet të dinë cilësinë e ajrit në vendet ku jetojnë.”
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët