Mijëra demonstrues marshuan në kryeqytetin meksikan të shtunën për të protestuar kundër krimit të dhunshëm dhe qeverisë së presidentes Claudia Sheinbaum. Sheinbaum tha se marshimet, të cilat u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ishin financuar nga politikanë të krahut të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.
Tubimi u organizua nga grupet rinore të Gjeneratës Z, duke marrë mbështetje nga qytetarët që protestojnë kundër vrasjeve të profilit të lartë, përfshirë vrasjen vetëm disa javë më parë të kryetarit të bashkisë së Uruapan, Carlos Manzo, i cili kishte bërë thirrje për veprime të ashpra kundër karteleve.
Manzo u qëllua më 1 nëntor ndërsa merrte pjesë në një festival, dhe ishte i njohur për kundërshtimin e hapur për bandat e trafikut të drogës në qytetin e tij dhe dhunën e karteleve. Demonstruesit çmontuan pjesë të një barriere që mbronte Pallatin Kombëtar, ku jeton Sheinbaum.
Policia që mbronte kompleksin përdori gaz lotsjellës ndaj turmave. Të paktën 120 persona, 100 prej tyre policë janë lënduar në përleshjet gjatë protestave antiqeveritare në Mexico City, njoftojnë autoritetet.
Policia ka arrestuar 20 persona për krime, duke përfshirë grabitje dhe sulme. Presidentja Sheinbaum ka vepruar kundër karteleve, por i ka rezistuar thirrjeve për një luftë të përgjithshme kundër drogës. Përpjekjet e mëparshme nga paraardhësit e saj kanë përfunduar me rezultate të përgjakshme./rtk
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...