Presidenti i Parlamentit Europian që është në përfundim të mandatit, Martin Schulz nuk ka gjasa që të kandidojë për Partinë Social Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.
Sipas prestigjiozes britanike “Express.co.uk”, 61-vjeçari i ka thënë anëtarëve të partisë SPD (partia në koalicion me partinë e Merkel) se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për Kancelar pasi t’i përfundojë mandati si President i Parlamentit Europian.
Schulz nuk planifikon të kandidojë kundër zv/kancelarit gjerman, Sigmar Gabriel. Të dy kanë një miqësi të hershme dhe nuk duan të shkaktojnë ndonjë përçarje të mundshme brenda partisë.
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Yamal shënon dhe lëndohet, rrezikon t’i japë fund sezonit në...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit