Kreu i Social Demokratëvë në Gjermani, Martin Schulz, në një debat televiziv me kancelaren Angela Merkel, ka deklaruar se ai do të ndalonte ofertën e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së.
“Kur të bëhem kancelar, do të anluloj bisedimet e pranimit të Turqisë në Bashkimin Europian”, tha ai, shkruan Reuters, transmeton portali arbesh.info
“Asnjë shtetas gjerman më nuk është i sigurtë të udhëtojë në Turqi”, tha Schulz, duke iu referuar ndalimit të 12 shtetasve gjermanë mbi akuzat politike gjatë muajve të fundit.
“Kushdo që zgjidhet kancelar në mandatin e ardhshëm, ka për detyrë t’i tregojë Turqisë se ne e mbrojmë Republikën Federale të Gjermanisë. Asaj duhet t’i bëhet e qartë se tashmë ka kaluar vijat e kuqe”, shtoi ai.
Merkel përsëriti qëndrimin e saj se ajo nuk është kundër ndalimit të diskutimeve të mëtejshme me Ankaranë , por paralajmëroi se nuk kërkon ndalimin e menjëhershëm të bisedimeve për pranimin e Turqisë në BE, duke shtuar se një i hap i tillë duhet të konsiderohet me kujdes./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...