Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se një nga pikat e fokusit për aleatët do të jetë të sigurojnë që Ukraina të ketë një ushtri të fortë kur të përfundojë lufta, në mënyrë që të mund të mbrohet kundër çdo agresioni të ardhshëm.
“Baza e gjithçkaje do të jetë një ushtri e fortë”, iu tha ai gazetarëve pas takimit të liderëve evropianë në Londër.
Kjo pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer u kërkoi udhëheqësve evropianë të bashkohen në këtë moment që vjen një herë në jetë për sigurinë e Evropës.
Ai tha gjithashtu se arritja e një rezultati të mirë për Ukrainën është “jetike për sigurinë e çdo kombi pjesëmarrës në samit e shumë të tjerëve”.
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...