Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk është koha e duhur për të diskutuar vendosjen e trupave paqeruajtëse në Ukrainë, duke theksuar se asnjë diskutim nuk duhet të vazhdojë pa përfshirjen e Kievit.
Në përfundim të bisedimeve urgjente me liderët evropianë në Paris, Scholz u tha gazetarëve se vendet evropiane do të ruajnë mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe nënvizoi se ukrainasit duhet të jenë pjesë e çdo negociate paqeje.
I pyetur për qëndrimin e Gjermanisë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë trupat e mundshme paqeruajtëse, Scholz u përgjigj: “Është krejtësisht e parakohshme dhe koha krejtësisht e gabuar për të pasur këtë diskutim tani”.
“Sinqerisht jam mjaft i irrituar nga këto debate”, tha Scholz.
“Njerëzit po flasin pa pyetur ukrainasit për rezultatin e bisedimeve të paqes që as nuk kanë filluar, për të cilat Ukraina nuk ka rënë dakord dhe që nuk ishin as në tryezë”, shtoi ai.
Kancelari gjerman theksoi pasigurinë e perspektivave për bisedimet e paqes dhe rezultatin e tyre të mundshëm.
“Prandaj ky është një debat i papërshtatshëm në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar. Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte të zhvilluar brutalisht nga Rusia”, tha ai.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...