
MANCHESTER, ENGLAND - MAY 26: Paul Scholes of Manchester United '99 Legends during the Manchester United '99 Legends v FC Bayern Legends match at Old Trafford on May 26, 2019 in Manchester, England. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)
Paul Scholes ka kërkuar nga ish klubi i tij, Manchester United, që t’i jap përparësi një veprimi për transferimin e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, para Jadon Sanchos te Borussia Dortmunmd.
Një marrëveshje për transferimin e Sanchos duket se ishte një përfundim i pashmangshëm në fillim të javës.
Por, raportet e fundit thonë se nënkryetari i Manchester United Ed Woodward, është duke kërcënuar për largim nga negociatat, shkaku i çmimit të lartë të vendosur nga Dortmund për futbollistin.
I pyetur nëse Sancho duhet të jetë një prioritet transferimi për Manchester United, Paul Scholes është përgjigjur: “Nuk mendoj se është”.
“Mos keqkuptohemi, Sancho është një lojtar i kualitetit të lartë, mendoj se ai do të përmirësonte çdo skuadër të futbollit, dhe jam duke folur për Liverpool, Manchester City, Barcelona, Real Madrid, ai do t’i përmirësonte ato skuadra”.
“Statistikat thonë se ai është një golashënues, ai mund të shënojë shumë gola, dhe nuk ka dyshime se do të ishte një investim i madh për ta”.
“Por mendoj se ne kemi tani tre sulmues ose përpara që janë të ngashëm me Sanchon, ndoshta jo aq të mirë sa ai, por potencialisht mendoj se mund të ishin”.
“Unë thjesht mendoj se United ka nevojë për një sulmues qendre, një 9-sh të vërtetë, një golashënues të vërtetë, dhe Harry Kane do të ishte ai njeri për mua”.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...