Liderët e NATO-s kanë në plan kthimin e vëmendjes tek konflikti në Afganistan, në ditën e dytë të samitit deri tani të dominuar nga kërkesat e presidentit Donald Trump.
Trump të mërkurën kërkoi nga aleatët e Nato’s të japin 4% nga të ardhurat e tyre vjetore (GDP) në shpenzime ushtarake, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu ka kritikuar Gjermaninë për shpenzimet e mbrojtjes.
Udhëheqësit e NATO-s po shpresojnë për një ton më pajtues të enjten, përpara se Trump të largohet për në MB.
Por, në një postim të vonshëm nga Brukseli, presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij.
“Miliarda dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, sipas kërkesës sime, por kjo nuk është pothuajse e mjaftueshme”, deklaroi ai.
Ai më parë akuzoi Gjermaninë se ishte e burgosur për energjinë e importuar ruse, duke pretenduar se është “plotësisht e kontrolluar” nga Moska.
Shifrat e BE sugjerojnë se Rusia është përgjegjëse për 50-75% të importeve të gazit të Gjermanisë, por gazit përbën më pak se 20% të përzierjes së energjisë në Gjermani për prodhimin e energjisë./Arbresh.info/
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...