Sahra Wagenknecht: NATO të shpërbëhet dhe të lidhet aleancë ushtarake me Rusinë

17:02 | 17 Janar 2017
Trina Galanxhi

Liderja e partisë se ekstremit të majtë në Gjermani, Sahra Wagenknecht, i ka bërë jehonë deklaratës së Trump, duke kërkuar shpërbërjen e NATO-s dhe lidhjen e një aleance ushtarake me Rusinë.

“NATO duhet të shpërbëhet dhe të zëvendësohet me një sistem të sigurisë kolektive, duke përfshirë edhe Rusinë”, tha ajo për grupin mediatik gjerman, Funke, transmeton arbresh.info.

Donald Trump gjatë një interviste për Time of London, kishte deklaruar se NATO është vjetërsuar dhe duhet të shpërbëhet.

Komentet e presidentit të zgjedhur në SHBA janë përkrahur nga Wagenknecht, e cila shtoi se komentet e Trump ‘zbulojnë dështimet e qeverisë në Gjermani’.

Intervista nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga zyrja e kancelarës gjermane, Angela Merkel, ku përmes një deklaratë është thënë se ‘po lexohet me interes’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale