Saarland, një test, gjashtë muaj nga zgjedhjet legjislative, ku social-demokratët të forcuar duken në gjendje për ta lëkundur pas 12 viteve në pushtet.
Saarlandi, me rreth 800 mijë zgjedhës të këtij shtetit të vogël rajonal, në kufi me Francën, të cilin kristiandemokratët e Merkelit e kanë udhëhequr prej vitit 1999, është i pari nga 3 votimet rajonale që do të zhvillohen këtë vit, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani.
Edhe pse Saarlandi përbën vetëm një për qind të popullsisë kombëtare, rezultatet priten me interes për të matur kapacitetin real të socialdemokratëve për të kërcënuar kancelaren gjatë zgjedhjeve legjislative të 24 shtatorit.
Këto zgjedhje po ndiqen me interes të madh si testi i parë elektoral, që kur socialdemokratët e qendrës së majtë shpallën Martin Schulzin si sfidues të Merkelit në muajin janar.
Ndërkohë që socialdemokratët e Martin Schulz kryesuan në fillim të vitit me 15 pikë partinë kristiandemokrate (CDU) të Angela Merkel, ata janë tashmë shumë ngushtë në sondazhe në nivel kombëtar.
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, një figurë e re në politikën kombëtare, ka forcuar ndjeshëm partinë e tij në sondazhe, ndërsa ka injektuar edhe një nivel të ri vetëbesimi. Oferta e tij është ajo klasike e së majtës, trajtimi i pabarazisë ekonomike në vend.
Kjo rritje e Schulzit nënkupton se mandati i katërt për Merkelin nuk mund të shihet më si i pashmangshëm, ndërsa ka forcuar edhe garën në Saarland.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK