Në Aeroportin e Cyrihut, çmimet për një filxhan kafe ndryshojnë shumë, nga 2.50 CHF deri në 12.80 CHF, varësisht nga vendi ku zgjidhni të ulni, transmeton albinfo.ch.
Sipas një krahasimi të fundit, kafenë më të lirë mund ta gjeni në zinxhirët si McDonald’s dhe KFC, ku kushton vetëm 2.50 CHF. Ndërkaq, versioni luksoz i kafesë me Cointreau dhe krem shtesë në Sprüngli arrin çmimin më të lartë, 12.80 CHF.
Në zonën tregtare Foodland, çmimet për kafenë standarde variojnë mes 3.50 dhe 5.50 CHF në vende si Brezelkönig, Coop to go, Roots, dhe Züri Kafi. Në Starbucks, një kafe e thjeshtë fillon nga 5.50 CHF, por për një porcion më të madh me shtesa mund të paguani deri në 9.70 CHF, transmeton albinfo.
Përreth aeroportit, në kafenetë Caffè Spettacolo, Edelweiss Café dhe Bye Bye Bar, çmimet për filxhan kafe janë në rangun 4.60 – 5.50 CHF. Ndërkaq, opsionet më të përballueshme janë pranë kioskut në dalje të autobusëve (3.20 CHF) dhe në makinat automatike Selecta pranë kompanive të qirasë së makinave (3 CHF).
Shoqata zvicerane Cafetiersuisse paralajmëron se çmimet e kafesë pritet të rriten më tej për shkak të kostove në rritje të punës dhe të lëndëve të para.
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare