Spanja është goditur dje nga një sulm terrorist, ku mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë janë të plagosur.
Sipas mediave spanjolle 5 nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, e ka cilësuar sulmin si një ‘sulm të pastër xhihadist’.
Megjithatë, në Spanjë numri i operacioneve kundër xhihadistëve është rritur ndjeshëm që kur vendi ngriti alarmin e terrorizmit në qershor të vitit 2015. Autoritetet spanjolle vlerësuan atë kohë se ‘egziston një rrezik i lartë i sulmeve terroriste’.
Para sulmit në Barcelonë, Spanja ka arrestuar 51 xhihadistë gjatë këtij viti, ndërsa vitin e kaluar janë arrestuar 69 dhe 75 të tjerë janë arrestuar në vitin 2015, shkruan gazeta spanjolle El Pais.
Siguria në vend u rrit ndjeshëm pas sulmeve me kamionë në qytetin francez, Nice, në korrik të vitit 2016 dhe pas sulmit në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Gazeta spanjolle El Pais po raporton se sulmuesit në Barcelonë dhe Cambrils ishin pjesë e një qelize prej 12 vetësh.
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...