Shefi i NATO-s Mark Rutte refuzoi të komentojë paralajmërimin më të fundit të presidentit Donald Trump se mund të rishqyrtojë rolin e SHBA-së në Aleancë, pasi kritikoi aleatët që nuk mbështetën luftën e tij në Iran shkruan Politico.
Presidenti amerikan i quajti vendet e NATO “shumë budallenj” për refuzimin e kërkesave të tij për mbështetje ushtarake në sigurimin e rrugës tregtare jetike të Strait of Hormuz.
Si pasojë, ai tha se ”rishikimi i rolit të SHBA-së në aleancën që ajo vetë ka themeluar është “sigurisht diçka për t’u menduar”.
Por i pyetur për këtë deklaratë, Rutte shmangu përgjigjen: “Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, kam qenë në kontakt me shumë aleatë. Të gjithë biem dakord, sigurisht, që ngushtica duhet të rihapet,” tha ai.
“Ajo që di është se aleatët po punojnë së bashku duke diskutuar se si ta bëjnë këtë,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake të NATO-s në Norvegji.
“Cila është mënyra më e mirë për ta bërë? Ata po punojnë kolektivisht për të gjetur një zgjidhje.”
Sekretari i Përgjithshëm synon të qetësojë Trump-in — një skeptik i kahershëm i NATO-s — duke shmangur njëkohësisht mbështetjen e plotë të një lufte që është jashtë fushës së veprimit të NATO-s dhe që është kritikuar gjerësisht nga aleatë të tjerë.
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...