Ministria ruse e mbrojtjes thotë se do të synojë kompanitë e industrisë së mbrojtjes ukrainase në përgjigje të asaj që ajo e përshkruan si një sulm me raketa balistike ukrainase në bastionin separatist të Donetsk.
“Në përgjigje të bombardimit të Donetskut me një raketë Tochka-U, forcat e armatosura ruse do të marrin masa operacionale për të nxjerrë jashtë përdorimit ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes ukrainase që prodhojnë armë të përdorura nga nacionalistët”, shkruan ministria ruse e mbrojtjes në një postim online, raporton BBC, transeton portal arbresh.info
“U bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas që punojnë në këto ndërmarrje, si dhe banorëve të shtëpive aty pranë, që të largohen nga zonat potencialisht të rrezikshme”.
Moska më herët pretendoi se 20 civilë kishin vdekur në një sulm ajror ukrainas në Donetsk, duke përfshirë municione thërrmuese të bartura nga një raketë balistike Tochka-U.
Ukraina ka mohuar kryerjen e sulmit dhe ka pretenduar se Rusia është përgjegjëse për sulmin.
Kjo është hera e dytë që Rusia paralajmëron për një goditje kundër objekteve të Ukrainës.
Pas paralajmërimit të parë të tillë më 1 mars, të paktën pesë persona vdiqën në një sulm që synonte kullën televizive të Kievit./arbresh.info/
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...