Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është takuar me homologun e tij në Indi.
Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov vlerësoi Indinë që nuk e gjykoi konfliktin në Ukrainë në një “mënyrë të njëanshme”, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus dhe është një blerës kryesor i armëve ruse.
Por homologu indian i Lavrov, Subrahmanyam Jaishankar, “theksoi rëndësinë e ndërprerjes së dhunës dhe përfundimit të armiqësive”.
Në ndjekjen e lidhjeve me Rusinë, India mund të kërkojë të gjejë mbështetje kundër Kinës, me të cilën u përfshi në një përplasje kufitare vdekjeprurëse në vitin 2020.
Duke i komplikuar gjërat, edhe Kina nuk ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë./Arbresh.info
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit