Rusia ka vendosur të hakmerret ndaj sanksioneve amerikane duke i kërkuar Uashingtonit që ta shkurtojë në 455 vetë stafin e tij diplomatik, e duke i ndaluar përdorimin e disa ndërtesave.
Sipas Moskës, stafi i misionit diplomatik të SHBA-së duhet të jetë i të njëjtit nivel më atë të ambasadës ruse në Uashington.
Amerika, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, po ndërmerr me kokëfortësi njëri pas tjetrit hapa kundër Rusisë, duke përdorur pretekstin imagjinar të ndërhyrjes në çështjet e saj të brendshme.
Më herët, me 98 vota pro e dy kundër, edhe Senati amerikan e miratoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut duke ndjekur të njëjtën linjë me Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimeve të Shtëpisë së Bardhë.
Pas kalimit në të dyja dhomat, drafti do t’i dërgohet Presidentit Donald Trump për ta firmosur, duke e kthyer kështu në ligj. Trump, që kërkon marrëdhënie më të ngushta me Moskën ka fuqinë ta bllokojë nismën me veton e tij, pavarësisht mbështetjes politike që ajo gëzon.
Megjithatë, edhe vetë vetoja presidenciale mund të hidhet poshte më dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ku nuk do të ishte e vështirë të arrihej ky rezultat duke qenë se kundër projektligjit nuk kanë votuar veçse një grusht politikanësh.
Nëse Trump do t’i bllokonte sanksionet me veton e tij, kjo do të ushqente dyshimet se Presidenti është ca si shumë mbështetës ndaj Kremlinit./TCh
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...