Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.
Irina Volk, përfaqësuese zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, i bëri të ditura këto shifra më 4 nëntor.
Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë vetëm pasaportat e lëshuara për personelin ushtarak, apo edhe për familjarët e tyre.
Dekreti lejon shtetësinë për personelin ushtarak që nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me Ushtrinë Ruse, apo me formacionet ushtarake proruse që luftojnë në Ukrainë.
Njëkohësisht, Rusia ka zbatuar ligje që mundësojnë heqjen e shtetësisë qytetarëve të neutralizuar që nuk pranojnë të regjistrohen për shërbim në ushtri.
Volk ka thënë më herët se 1.117 rusë të neutralizuar e kanë humbur shtetësinë në tetë muajt e parë të vitit 2024.
Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme filloi zbatimin me forcë të ligjit, duke e rritur numrin e heqjes së shtetësisë./Evropa e Lirë/
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...