Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram.
Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi.
Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.
Në këtë kanal u publikua edhe një video që tha se shfaq sulmet me dronë ndaj kësaj fabrike.
Ndërkohë, autoritetet në Kiev thanë se mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 51 nga 92 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.
Përmes një deklarate, Forcat Ajrore ukrainase thanë se 31 dronë të tjerë “u humbën” – referencë për përdorimin e pajisjeve elektronike për të penguar operimin e dronëve.
Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia që nga viti 2022, tha se si pasojë e sulmeve të fundit ruse janë shkaktuar dëme në rajonet e Kievit, Zhytomirit, Sumit dhe Dnipropetrovskit.
Njoftimet për sulme të reja në Ukrainë dhe Rusi vijnë një ditë pasi forcat e Moskës kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë./rel
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj