Një gjeneral i lartë rus dha disa nga vërejtjet publike më të detajuara deri më tani mbi strategjinë ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se “faza e parë” e planit ushtarak të Rusisë tani është e përfunduar.
Sipas tij, fokusi kryesot tani është Ukraina lindore, transmeton portal arbresh.info
“Në përgjithësi, detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë përfunduar,” tha gjeneralkoloneli Sergei Rudskoy, zëvendës shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, në një konferencë të së premtes.
“Potenciali luftarak i forcave të armatosura të Ukrainës është reduktuar ndjeshëm, duke na lejuar, e theksoj sërish, të fokusojmë përpjekjet kryesore në arritjen e qëllimit kryesor – çlirimin e Donbasit”, shtoi ai.
Vërejtjet e Rudskoy vijnë pasi përparimet e Rusisë duket se kanë ngecur rreth qyteteve kryesore të Ukrainës si Kievi dhe Kharkiv.
Rusia gjithashtu ka dështuar të arrijë epërsinë ajrore në Ukrainë dhe ka pësuar humbje të mëdha të personelit që nga fillimi i pushtimit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se qëllimi i asaj që zyrtarët rusë e quajnë në mënyrë eufemistike si “operacioni ushtarak special” në Ukrainë është çmilitarizimi i plotë i vendit.
Putin ka deklaruar se lufta po shkon sipas planit, por sipas zyrtarëve të SHBA-së, NATO-s dhe Ukrainës, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha.
Rudskoy tha në të njëjtën konferencë se 1351 ushtarë janë vrarë dhe mbi 3 mijë janë plagosur./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...