Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën, ndërsa Kievi ka shtuar përpjekjet për të rimarrë rajonin e pushtuar jugor të Khersonit.
Pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur raketat ruse goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi, thanë zyrtarët.
Tre persona vdiqën në Bakhmut, në lindje. Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake.
Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu, raporton BBC.
Kjo vjen pasi Ukraina kërkon të izolojë trupat ruse në jug të vendit.
Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA.
Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është “praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara”.
Megjithatë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Moska tani po ridislokon forcat e saj nga Ukraina lindore për të mbrojtur rajonin Kherson./abcnews.al/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit