Agjencia Shtetërore e Statistikave në Rusi ka thënë se kanë shënuar 74, 893 vdekje gjatë tetorit të lidhura me koronavirusin, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve mujore derisa vendi po përballet me një valë të re infektimesh.
Një raport statistikor i publikuar të premten (më 3 dhjetor) tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin nga prilli i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 është më shumë se 537, 000, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Sipas këtij raporti, nga 75,000 vdekjet në tetor, 58,822 ishin drejtpërsëdrejti të shkaktuara nga COVID-19, derisa 9,912 vdekje të tjera ka gjasa të jenë shkaktuar nga virusi por nuk është konfirmuar nga testimet.
Në 1,141 raste, virusi “në mënyrë të konsiderueshme” kontribuoi në komplikime fatale të sëmundjeve të tjera si dhe 5,018 persona testuan pozitivë me COVID-19 por vdiqën nga shkaqe të tjera.
Rusia në muajt e fundit është përballur me rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus me shifra zyrtare të infektimeve dhe vdekjeve që arrijnë rekorde të larta. Kjo valë ngadalësoi vetëm në javët e fundit.
Rritja erdhi në mes të një shkalle të ulët të vaksinimit dhe moszbatimit të masave publike kufizues. / arbresh.info/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...