Rusia ka reaguar ndaj njoftimit të bërë nga administrata amerikane se tashmë nuk i sheh si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se “Uashingtoni me vendimin e marrë po hedh hapa për të prishur Lindjen e Mesme dhe themelin e ligjeve ndërkombëtare si dhe për të rritur tensionet në marrëdhëniet palestinezo-izraelite”.

“Izraeli duke okupuar territoret palestineze ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. U bëjmë thirrje palëve të distancohen nga hapat që do të rritin tensionet në rajon dhe që do të pengojnë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit”, thuhet në deklaratë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbrëmë deklaroi se tashmë nuk i shohin si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në Bregun Perëndimor të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 ndodhen rreth 250 njësi të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Në këto vende banojnë më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret nën okupim konsiderohen të paligjshme.
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...