Presidenti rus Vladimir Putin sot do të pranoj vaksinën Sputnik V kundër koronavirusit, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për televizionin rus të dielën.
“Ai tha se do të vaksinohet, ai e bëri këtë vendim dhe është duke pritur derisa të përfundojnë të gjitha formalitetet,” ka thënë zëdhënësi për Rossiya 1 TV Channel, transmeton arbresh.info
Rusia filloi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V të bërë nga Rusia në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.
“Njerëzit mbi moshën 60 vjeç mund të fillojnë të aplikojnë për vaksinën të hënën,” ka thënë kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin në faqen e tij zyrtare.
Putini, i cili është 68 vjeç, tha më parë se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe ai nuk pa asnjë arsye për të mos vaksinuar duke shtuar se ai po priste derisa të bëhej i disponueshëm, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut