Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një zmadhues zëri.
FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.
Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja.
FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin cak i këtij komploti. GUR-ja ukrainase nuk ka reaguar menjëherë për këto pretendime të Rusisë.
Ukraina thotë se luftë që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime.
Rusia i cilëson këto akte si “terrorizëm” dhe e ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e civilëve.
Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, tha se ka vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë përmes një sulmi me bombë në ndërtesën ku ai banonte në Moskë./rel/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit