Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në rajonin e uzurpuar lindor të Ukrainës, Luhansk, thonë se tre njerëz u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi nga forcat ukrainase në një depo nafte në qytezën Rovenki mbrëmjen e 10 majit.
REL nuk ka mundur t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur raportimet ruse, në të cilat citohen liderja separatiste rajonale, Natalia Pashchenko, dhe guvernatori i emëruar nga Moska, Leonid Pasechnik.
Ky ishte sulmi i dytë i raportuar në një depo nafte në Luhansk në tre ditët e fundit, për të cilat Pasechnik ka thënë se janë kryer me raketa me rreze të gjata veprimi, të njohura si ATACMS, me të cilat SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën, por ai ka dështuar të japë dëshmi për këtë.
Nga sulmi i mëparshëm në qytetin e Luhanskut u plagosën pesë persona.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, Vyacheslav Gladkov tha më 11 maj se disa fshatra janë sulmuar nga forcat ukrainase, ku u dëmtuan dhjetëra shtëpi dhe u plagosën tetë njerëz.
Gladkov tha se pesë prej të plagosurve u dërguan në spital. Pesë fshatra mbetën pa rrymë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se nëntë dronë dhe 21 raketa u rrëzuan mbi Belgorod dhe se shtatë dronë të tjerë u interceptuan mbi rajonet Kursk dhe Volgograd.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin