Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Kherson, përfshirë një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare. Si pasojë e sulmeve, 9 persona u plagosën përfshirë një 15-vjeçar.
“Nuk ka pushime për armikun,” shkroi në rrjetet sociale Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Kherson.
Sulmi ndodhi ndërsa Ukraina po përgatitej të festonte zyrtarisht Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në një ndryshim simbolik nga kisha ortodokse ruse, e cila feston lindjen e Krishtit më 7 janar.
Kherson nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën. Forcat ruse filluan 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhziya, Dnipropetrovsk dhe Khmelnytskyi. /abcnews.al
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...