Ndërkohë që po afrohet përvjetori i parë i fillimit të sulmit të forcave ruse në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se ofensiva e re ruse ka filluar.
Duke folur për gazetarët në Bruksel më 13 shkurt, ai u bën thirrje aleatëve të veprohet shpejt dhe të ofrohet shpejt ndihma ushtarake e premtuar për Ukrainën.
“Çfarë po shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende dëshirojnë të kontrollojnë Ukrainën. Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi”, tha kreu i NATO-s.
Forcat ruse kanë qenë të përfshira për muaj të tërë në një ofensivë në lindje të Ukrainës në tentativë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike, përfshirë edhe të Bakhmutit, që gjendet në rajonin ukrainas të Donjeskut.
Qyteti Bakhmut pësoi të hënën sulme të rënda me artileri.
Ushtria ukrainase njoftoi se pati sulme me artileri dhe tanke ndaj 16 vendbanimeve në këtë zonë.
Luftëtarët ukrainas, të cilët kanë mbajtur pozicionet e atjeshme prej muajsh, po përgatiten tashmë për sulme të reja tokësore, thanë zyrtarët ushtarakë ukrainas.
Qyteti Bakhmut është një objektiv parësor për Presidentin rus Vladimir Putin.
Kapja e këtij qyteti do t’i jepte Rusisë një tjetër pjesë të rajonit Donetsk dhe një fitore të rrallë pas disa muajsh në disavantazh./A2
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani