Të martën, autoritetet ruse morën masa për ta ngadalësuar shpejtësinë e funksionimit të rrjetit të famshëm social, Twitter, por duket se aksidentalisht u bllokuan edhe vetë faqja zyrtare e Kremlinit dhe faqet e disa agjencive qeveritare.
Rregullatori shtetëror i komunikimeve, Roskomnadzor, tha se është hakmarrë kundër dështimit të pretenduar të rrjetit social që t’i fshijë përmbajtjen e ndaluara me ligj. Ky rregullator kërcënoi me bllokim të plotë të Twitter-it, nëse platforma amerikane nuk u përgjigjet kërkesave të autoriteteve për fshirjen e përmbajtjes së caktuar.
Në të njëjtën kohë kur Twitter-i u ngadalësua, disa faqe qeveritare papritmas ishin jashtë funksionit, përfshirë faqen “kremlin.ru” dhe faqen zyrtare të qeverisë ruse, “government.ru”. Nga dalja jashtë funksionit u prekën edhe faqja e Ministrisë së Financave dhe, si për ironi, edhe vetë faqja e rregullatorit të komunikimeve.
Masa ndëshkuese do t’i prekë përmbajtjet me video, njoftoi rregullatori rus, dhe këtu do të përfshihen telefonat mobil dhe gjysma e përdoruesve të tjerë. Sidoqoftë, shërbimi i Twitter-it me shkrim ishte duke funksionuar normalisht të mërkurën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Presidenti rus, Vladimir Putin, është zemëruar nga roli i rrjeteve sociale për nxitjen e përkrahjes ndaj opozitarit të burgosur, Alexei Navalny. Ai u burgos në janar, kur u kthye nga Gjermania në Rusi, pasi u trajtua në një spital të Berlinit për helmimin me agjentin nervor, Noviçok.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë