Një votim i dytë mbi projektligjin pritet më vonë gjatë muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament.
Mijëra vetë kanë protestuar në Rusi kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit. Një tubim gjigant u mbajt në Moskë e demonstrate të ngjashme u zhvilluan në dy qytete të tjera pas miratimit që Parlamenti i ka bërë projektligjit kontrovers.
Aktivistët, e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t`i zënë frymën disidentëve.
“Ne jemi këtu sepse anonimati po zhduket në Rusi. Autoritetet aprovojnë ligje që I fusin njerëzit në burg pa arsye, bllokojnë përmbajtjen e internetit dhe qasjen ndaj informacionit”, shprehet Nikita Ushakov, studente, transmeton “Top Channel”.
“Epo të duhet errësirë për të vjedhur e vrarë, apo jo? Se për gjëra të tjera është drita, dhe në ditët tona, drita është interneti”, tha Viktor Tinovitsky, inxhinier.
“Duart larg nga internet” dhe “jo izolimit” ishin disa prej sloganëve të përsëritur nga protestuesit në tubim. Sipas opozitës, pati disa të arrestuar, por policia ruse nuk e konfirmoi një gjë të tillë.
Një votim i dytë mbi projektligjin pritet më vonë gjatë muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament, në fund nuk i nevojitet veçse firma e presidentit Vladimir Putin.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...