Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga këto sulme që zgjatën pesë orë.
Të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia drejt Kievit ose u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ose u neutralizuan nga pajisjet elektronike luftarake, shkroi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo dëme, shtoi ai. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se copëzat e një droni të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi dhe ekipet e emergjencës po punojnë atje.
Forcat ajrore ukrainase thanë të hënën se rrëzuan 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat e lëshuara nga Rusia gjatë sulmeve.
Guvernatori Ruslan Kravchenko nuk raportoi për dëme në infrastrukturën kritike apo të banuar. Por, ai tha se sulmet kanë shkaktuar pesë zjarre në rajonin e Kievit.
Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Kiev dhe Ukrainë përgjatë muajit shtator, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe transportit, sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë.
Rusia mohon se shënjestron civilët gjatë pushtimit të Ukrainës, që e ka nisur më 2022, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën./rel
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...