Kompanitë ruse të energjisë mund të shpenzojnë deri në 50 miliardë dollarë për eksplorimin e naftës dhe gazit në Iran, ka deklaruar një ndihmës presidencial për agjencinë e lajmeve Tass.
Yuri Ushakov tha se kompanitë përfshirë Rosneft, Gazprom, Gazprom Neft, Lukoil, Zarubezhneft dhe Tatneft po “punojnë sistematikisht për zhvillimin e fushave të Iranit”, transmeton portali arbresh.info
Komentet e zyrtarit vijnë pasi Zarubezhneft u bë kompania e dytë, pasi Total francez-nënshkroi kontratën e re të naftës të hartuar nga Teherani për të joshur kompanitë ndërkombëtare të naftës dhe gazit në vend.
Zarubezhneft do të investojë 740 milionë dollarë në zhvillimin e dy fushave të naftës në Iranin perëndimor dhe planifikon të rrisë prodhimin deri në 105 milionë fuçi gjatë një periudhe prej 10 vjetësh./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...