Ofruesi i energjisë bërthamore të Ukrainës ka akuzuar Rusinë për kidnapim të drejtorit të përgjithshëm të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, Ihor Murashov.
Forcat ruse kapën drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, rreth orës 16:00 të së premtes, tha kompania shtetërore bërthamore ukrainase, Energoatom, raporton Independent.
Energoatom tha se trupat ruse ndaluan makinën e Murashovit, ia lidhën sytë dhe e çuan në një vend të panjohur.
“Ndalimi i tij nga Rusia rrezikon sigurinë e Ukrainës dhe termocentralit më të madh bërthamor në Evropë”, tha presidenti i Energoatom, Petro Kotin.
Kotin kërkoi nga Rusia lirimin e menjëhershëm të Murashov.
Reaktori i fundit i uzinës u mbyll në shtator mes bombardimeve të vazhdueshme pranë objektit. /arbresh.info/
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell