Rusia e ka hedhur poshtë shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me sigurinë e vaksinës së saj të zhvilluar anti-Covid-19 si “absolutisht të pabazë”.
Të martën presidenti rus Vladimir Putin tha se është aprovuar vaksina pas më pak se dy muaj testime tek njerëzit, transmeton arbresh.info
Por ekspertët ishin të shpejtë për të ngritur shqetësime për shpejtësinë e punës së Rusisë, dhe një listë në rritje e vendeve kanë shprehur skepticizëm.
Shkencëtarët në Gjermani, Francë, Spanjë dhe SHBA kanë bërë thirrje për kujdes.
“Duket se kolegët tanë të huaj po ndiejnë avantazhet konkurruese specifike të ilaçit rus dhe po përpiqen të shprehin mendime se … janë absolutisht të pabazuara,” i tha Ministri i Shëndetësisë rus Mikhail Murashko për agjencinë e lajmeve Interfax të Mërkurën.
Ai shtoi se vaksina do të ishte në dispozicion së shpejti.
“Paketat e para të vaksinës mjekësore … do të merren brenda dy javëve të ardhshme, kryesisht për mjekët,” tha z. Murashko.
Zyrtarët rusë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet masive në tetor.
Njoftimi që bëri të martën presidenti Vladimir Putin, i cili tha se vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe vajzës së tij tashmë i ishte dhënë.
Por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që ishte në bisedime me autoritetet ruse për ndërmarrjen e një rishikimi të vaksinës, e cila është emëruar Sputnik-V.
Nuk është ndër listat e organizatës së gjashtë vaksinave që kanë arritur në fazën e tretë studimet klinike, të cilat përfshijnë testime më të përhapura tek njerëzit./BBC/abresh.info/
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...