Rusia dhe Ukraina gjatë bisedimeve që zhvilluan në Stamboll janë pajtuar që secila palë të këmbejë 1.200 të burgosur të luftës.
Kështu tha negociatori rus pas përfundimit të bisedimeve mbrëmjen e 23 korrikut, duke shtuar se Moska i ka ofruar Kievit që t’ia dorëzojë trupat e 3.000 ushtarëve të vrarë.
“Jemi pajtuar për vazhdimin e këmbimit të burgosurve të luftës, për të paktën 1.200 të burgosur shtesë që do të këmbehen nga të dyja palët në një të ardhme të afërt”, tha Vladimir Medinsky gjatë një konference për media.
Rundi i tretë i bisedimeve u zhvillua nën ndërmjetësimin e Turqisë.
Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, në nisje të takimit u bëri thirrje palëve që t’i japin fund sa më shpejt që të jetë e mundur “luftës së përgjakshme”, që ka nisur mbi tre vjet më parë.
“Qëllimi ynë është që t’i jepet fund luftës së përgjakshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Qëllimi përfundimtar është një armëpushim që do t’i hapte rrugë paqes”, tha Fidan në nisje të negociatave./rel
LEXO EDHE:
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...