Rusia dhe SHBA-të do të diskutojnë hapat e mundshëm për zgjidhjen e krizës në Siri

17:44 | 12 Tetor 2016
M. A.

Rusia dhe SHBA-të do të takohen me fuqitë rajonale për të diskutuar hapat e mundshme për zgjidhjen e krizës në Siri më 15 tetor në Lozanë, Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme në Rusi, transmeton koalb.com.

“Sipas marrëveshjes mes ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në takimin e ministrave të jashtëm të Rusis –SHBA dhe shteteve kryesore te rajonit, do të diskutohet mbi mundësitë e zgjidhjes së krizës në Siri. Takimi do të mbahet me 15 tetor në Lozanë”, thuhet në deklaratë.

Përveç Lavrov dhe Kerry, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e diplomatëve nga Turqia, Katari, Arabia Saudite dhe Irani

Shpërndaje në rrjete sociale