Rusia dhe Bjellorusia filluan të premten stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake “Zapad 2025” mes tensioneve në rritje pas ndërhyrjeve me dronë rusë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi ndaj Ukrainës në fillim të kësaj jave. Stërvitjet “Zapad” (ose “Perëndim” në rusisht) zhvillohen çdo dy vjet dhe ishte planifikuar shumë kohë përpara se të ndodhte incidenti me dron në Poloni.
“Objektivat e stërvitjeve janë përmirësimi i aftësive të komandantëve dhe shtabeve, niveli i bashkëpunimit dhe trajnimi në terren i grupimeve rajonale dhe të koalicionit të trupave”, tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram.
Kjo stërvitje ka vënë nën tension NATO-n. Anëtarët e krahut lindor të Aleancës që kufizohen me Bjellorusinë, si Polonia, Lituania dhe Letonia, janë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve.
Të tre vendet kanë rritur sigurinë përpara stërvitjeve, me Poloninë që urdhëroi mbylljen e plotë të kufirit të saj me Bjellorusinë për kohëzgjatjen e tyre.
Por Moska i ka minimizuar shqetësimet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se stërvitjet, përfshirë ato pranë kufirit polak, nuk kishin për qëllim asnjë vend tjetër.
“Këto janë ushtrime të planifikuara, ato nuk synojnë askënd”, tha Peskov.
Herën e fundit që të dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkëta në shkurt të vitit 2022, Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi tanke në Ukrainë vetëm disa ditë më vonë, shumë prej të cilave kaluan nga Bjellorusia.
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...